Brazili i shpall luftë Anglisë, ja arsyeja

Futboll

Brazili i shpall luftë Anglisë, ja arsyeja

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:55
Brazili i shpall luftë Anglisë, ja arsyeja

Brazili i shpall luftë Anglisë, ja arsyeja!

Brazili do t’i kërkojë FIFA-s që të pezullojë yjet e Premier Ligës të cilëve iu refuzua leja për të fluturuar drejt vendit të tyre për ndeshjet kualifikuese të Botërorit.

Klubet e Premier Ligës vendosën në mënyrë unanime për të mos lejuar lojtarët e tyre që të udhëtonin në zonat e kuqe, për shkak të karantinës 10-ditore pasi të riktheheshin në ishull.

Tani, Federata Braziliane do t’i kërkojnë FIFA-s që të aktivizojë nenin në statutin e saj që i pengon lojtarët të luajnë për klubet e tyre në ndeshjen e parë në Premier Ligë pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Nëse FIFA pranon të aktivizojë rregullin 5-ditor, yje si Alison, Fabinjo, Firmino, Ederson, Zhezus, Silva, Fredi, mund të humbasin ndeshjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat