Barcelona përditëson numrat e lojtarëve

Futboll

Barcelona përditëson numrat e lojtarëve

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:02
Barcelona përditëson numrat e lojtarëve

Barcelona konfirmoi para pak çastesh se Ansu Fati ka marrë numrin 10 në fanellë.

Skuadra katalunase vendosi që talenti i “La Masias”, Fati, të marrë numrin që për më shumë se një dekadë i takoi Lionel Messit.

Messi kaloi te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, pasi “Blaugranasit” nuk arritën ta regjistronin shkaku i krizës financiare.

Me largimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë nga Camp Nou pas 21 vjetësh qëndrimi, numri 10 tashmë ka kaluar tek Ansu Fati.

Transferimi i fundit i Barçes, Luk de Jong, ka marrë numrin 17, derisa Memphis Depay e Sergio Aguero kanë marrë numrin nëntë, respektivisht 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat