Milani mund ta synojë titullin

Futboll

Milani mund ta synojë titullin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:12
Milani mund ta synojë titullin

Ish-ylli i Milanit, Roberto Donadoni, beson se kuqezinjtë mund të synojnë për ta fituar titullin në Serie A dhe ka thënë se lojtarët do të rriten me sfidat me të cilat do të përballen në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ish-trajneri i Italisë Donadoni foli në një intervistë për La Gazzetta dello Sport për gjendjen e tanishme në klubin e Milanit.

Milani përfundoi në vendin e dytë sezonin e kaluar në Serie A dhe Donadoni beson se djelmoshat e Stefano Piolit mund të luftojnë për titull tani falë vazhdimësisë së menaxhmentit në Milanello.

“Natyrisht Milani mund ta synojë titullin. E shoh një grup të ekipeve shumë të forta që janë të barabarta”, tha Donnadoni.

“Nuk mendoj se njëra prej Milan, Juventus, Inter, Lazio, Napoli dhe Roma mund të shkëputet e vetme nga grup dhe nuk mendoj se njëra prej tyre është më e fortë teknikisht”, shtoi ai.

Milani u rikthye në Ligën e Kampionëve dhe do të ketë detyrë të vështirë në një grup me Liverpoolin, Atletico Madridin dhe Porton.

“Grupi është i vështirë, por lojtarët dhe ekipet rriten me sfida të tilla”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat