Selektori i Kosovës: Jemi Kombëtare të ngjashme

Futboll

Selektori i Kosovës: Jemi Kombëtare të ngjashme

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 17:22
Selektori i Kosovës: Jemi Kombëtare të ngjashme

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes i është drejtuar gazetarëve nga Gjeorgjia pas aterimit në Batumi, para ndeshjes me Gjeorgjinë.

Zvicerani ka thënë se këto dy Kombëtare janë të ngjashme dhe se do të jetë e vështirë për ‘Dardanët’, duke thënë se është i trishtuar që takimi luhet pa fansa.

”Mendoj se jemi dy skuadra shumë të përafërta. Loja e Kosovës këtu do të jetë shumë e vështirë,” tha fillimisht ai.

”Ndeshja pa spektatorë nuk është e mirë për ne dhe në veçanti për lojtarët, por ne duhet ta pranojmë këtë situatë.

”Mirëpo, futbolli për mua është ajo që bëjmë në fushë por me fansat. Jam i trishtë që duhet të luajmë pa spektatorë, por në këtë kohë nuk është e lehtë për shumë njerëz".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat