Sousa: Trajneri i Shqipërisë është edhe miku im, është njeri shumë i organizuar

Futboll

Sousa: Trajneri i Shqipërisë është edhe miku im, është njeri shumë i organizuar

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:07
Sousa: Trajneri i Shqipërisë është edhe miku im, është njeri shumë i organizuar

Trajneri i Polonisë, Sousa, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp ku foli para ndeshjes me Shqipërinë. Mes vlerësimit të lartë për kundërshtarin, veçohet edhe miqësia e tij me teknikun e Kombëtares së Kuqezinjëve, Rejës

. Sousa i bën thirrje futbollistëve të tij që të luajnë sa më shpejtë me topin.

“Ne duhet ta kontrollojmë shumë shpejt topin, ta kalojmë nga njëra anë në anën tjetër të fushës.

Duhet që ta fitojmë ndeshjen me duelet një për një dhe ta mbajmë Shqipërinë në intensitetin e duhur. Duhet të tregojmë cilësi më të lartë individuale se rivali për ta fituar këtë ndeshje.

Trajneri i Shqipërisë është edhe miku im, është njeri shumë i organizuar.

Do të jetë shumë e vështirë për ne që të përplasemi në fushën e tyre dhe të luajmë sa më shpejtë të mundemi me topin”, u shpreh Sousa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat