Ronaldo: Ata na dhanë forcë

Futboll

Ronaldo: Ata na dhanë forcë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 23:30
Ronaldo: Ata na dhanë forcë

Sot ishte nata e Kristiano Ronaldos, Ylli portugez ishte vendimtar për kombëtaren e tij, pasi e ndihmoi në minutat e fundit të përmbyste Irlandën dhe të siguronte tri pikët me suksesin 2:1.

Duke shënuar dy golat sot, Ronaldo arriti kuotën 111 dhe kaloi kështu i vetëm Ali Daein, duke mbajtur vendin e parë si sulmuesi më i suksesshëm me kombëtaret në botë. Ndërkohë, me ndeshjen e tij të 180, ai barazoi Serxhio Ramos si lojtari europian me më shumë ndeshje me kombëtaren. Tashmë ai është në ndjekje të rekordit botëror, që mbahet nga Son Çin An i Malajzisë, i cili ka regjistruar 195 ndeshje me përfaqësuesen e tij.

Por për Ronaldon, sot kishte më shumë rëndësi ekipi që siguroi një fitore të vështirë. “Gjëja më e rëndësishme është gjithmonë skuadra. Unë besova deri në fund dhe kjo është arsyeja se pse 10 minuta para fundit unë thirra për mbështetjen e tifozëve.

Po luajmë në shtëpi dhe kur ne lojtarët në fushë nuk lidhemi me njëri-tjetrin, mbështetja e tifozëve është thelbësore.

Ata na dhanë forcë. Unë jam i lumtur të ndihmoja me fitoren dhe të thyeja rekordin, por gjëja më e rëndësishme është skuadra”, ishin fjalët e kapitenit të Portugalisë i cili nga nata e sotme e ka merituar plotësisht statusin e legjendës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat