Benzema “ngroh” tifozët e Realit

Futboll

Benzema “ngroh” tifozët e Realit

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 11:56
Benzema “ngroh” tifozët e Realit

Për momentin Karim Benzema dhe Kylian Mbappe mund të luajnë sëbashku vetëm në kombëtaren franceze. Transferimi i talentit të Paris Saint Germain te Reali i Madridit në këtë merkato verore nuk u bë i mundur kjo pasi klubi nga Parc des Princes refuzoi çdo ofertë të Los Blancos për 22-vjeçarin i cili për të paktën edhe një sezon do të qëndrojë te parizienët dhe nëse vazhdon të mos rinovojë kontratën me siguri që do t’i bashkohet Realit në merkaton e verës së vitit 2022 me parametër zero.

Nga grumbullimi i kombëtares franceze në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Bosnje-Hercegovinës më shumë sesa për sfidën ndaj skuadrës ballkanase që përfundoi në barazim 1-1 Benzema foli për Mbappe, duke theksuar se ndihet shumë mirë me të në fushë dhe është i sigurt se në një të ardhme të afërt do të luajnë bashkë edhe te Reali i Madridit.

“Mbappé dhe unë e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë, brenda dhe jashtë fushës, dhe është e qartë se do të doja që ai të ishte me mua te Real Madrid, klubi më i mirë në botë, por ju duhet ta respektoni klubin e tij. Jam i sigurt se një ditë ai do të luajë për Los Blancos”, theksoi Karim Benzema.

Reali i Madridit bëri çdo tentativë të mundshme për të firmosur me Kylian Mbappe në këtë merkato verore por të gjitha ofertat e tyre u lanë “seen” nga presidenti i parizienëve Nasser Al-Khelaiffi.

Fillimisht Los Blancos ofruan 160 milionë euro për Mbappe, një ofertë që u konsiderua shumë e ulët nga Paris Saint Germain për ta rritur atë deri në 200 milionë euro në orët e fundit të merkatos, por as kjo ofertë nuk u mor në konsideratë nga drejtuesit e klubit francez.

Gjithsesi nga sa raportohet sëfundmi Mbappe ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Paris Saint Germain për rinovimin e kontratës me një pagë stratosferike prej 45 milionë eurosh në sezon, kontratë që mund ta bënte Mbappe më të paguar edhe se dy yjet e tjerë të ekipit Messi e Neymar, sinjal ky që kalimi i 22-vjeçarit te Los Blancos do të realizohet verën e ardhshme me parametër zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat