Sikur të mos kishte qenë mjaftueshëm traumatike lamtumira e Messit

Futboll

Sikur të mos kishte qenë mjaftueshëm traumatike lamtumira e Messit

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 13:48
Sikur të mos kishte qenë mjaftueshëm traumatike lamtumira e Messit

Sikur të mos kishte qenë mjaftueshëm traumatike lamtumira e Messit, heqja dorë nga Griezman ka kompletuar ridimensionimin e një Barcelone që shumë shpejt ka ndryshuar statusin e dikurshëm të një skuadre “yjesh”.

Joan Laporta po bën ç’është e mundur, pasi vetëm kur mori postin e Presidentit të Barçës, pranverën e kaluar, dhe kishte në dorë bilancet e klubit, e kuptoi se sa e thellë ishte kriza që kishte lënë Bartomeu.

Është e pamundur të mos citohet emri i ish-presidentit “blaugrana”, nëse flitet për katastrofën ekonomike që ka tronditur Barcelonën.

Gjithçka filloi në verën e 2017-s, ose edhe pak muaj më parë, në momentin e rinovimit të kontratës së Neymarit. Braziliani, pasi rinovoi me katalanët, iu vetofrua PSG-së, që derdhi në arkat e “Camp Nout” shifrën rekord të 222 milionë eurove. Që aty, për Barçën gabime njëri pas tjetrit. Mund të përmblidhen shkurtimisht në gjysmë miliardi euro të shpenzuara për: Coutinhon, që u ble 150 milionë, Dembele 145 milionë dhe Griezman për 135 milionë euro. Për ta, ashtu si dhe për shokët e tyre të skuadrës, paga shumë të larta, që arritën të preknik kuotën e 80% të të ardhurave që Barcelona synonte t’i çonte mbi 1 miliard euro.

Ndoshta do t’i kishte dalë, nëse nuk do të kishte qenë pandemia, që hodhi në erë gjithçka, duke nxjerrë lakuriq një model ekonomik të papërshtatshëm.

Këtë verë, para lamtumirave të Messit dhe Griezmannit, zëri i pagave kapte 105% të të ardhurave të Barcelonës, siç ka deklaruar vetë Laporta. Bartomeu kishte blerë keq, duke paguar shumë, dhe duke reaguar vakët, derisa u detyrua të jepte dorëhqejen për të evituatr një shkarkim që ishte i sigurt dhe mund të kishte pasoja të rënda ligjore.

Në këtë mënyrë, nga Messi-Suarez-Neymar, MSN e famshme, trëdhëmbëshi i triumfit të trefishtë në vitin 2015, pas vetëm 6 vitesh në “Camp Nou” ka kaluar te Braithwaite-De Jong-Depay.

Me një sulm të tillë, të synosh Championsin, duket një guxim i tepruar. Laporta e di mirë, por nuk mund të bënte asgjë tjetër. Përqafimi i projektit të Superligës të Presidentit Perez dhe heqja dorë nga paratë e ofruara nga fondi CVC, duke i shkuar nga pas politikave të Realit të Madridit, janë shembuj të pozitës së vështirë financiare që kushtëzon lëvizjet e Laportas, që u votua si president për t’iu rikthyer sukseseve të epokës “Guardiola”, në periudhën e tij të parë si President i Barcelonës, por që tani i duhet të menaxhojë një situatë kursimesh të paprecedent në dekadat e fundit për Barçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat