Prapaskena

Futboll

Prapaskena

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:16
Prapaskena

Mediat hungareze kanë zbuluar një prapaskenë sa i përket një transferimi të mundshëm të Myrto Uzunit në merkaton e verës.

Trajneri Serhiy Rebrov do të largohej papritur nga drejtimi i Ferencvaros pasi arriti ta kualifikonte në fazën e grupeve të “Champions League”. Fillimisht do të konkurronte për të marrë drejtimin e Dinamo Kiev dhe më pas të Kombëtares së Ukrainës, për të përfunduar te Al Ain, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por në këtë aventurë të re, Rebrov kërkon të merrte edhe dy lojtarë me vete, ku mes tyre përfshihej edhe Myrto Uzuni.

Drejtuesit e klubit të Al Ain ishin të gatshëm që të jepnin një shifër të majme për sulmuesin shqiptar, rreth 1.5 milionë euro në vit për ta joshur drejt transferimit.

Megjithatë nga ana tjetër nuk dëshironin që të shpenzonim shumë për të blerë kartonin e lojtarëve te Ferencvaros dhe kjo solli që negociatat të mos shkonin më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat