Kosova me zemër të madhe, shtang Gjeorgjinë në Batumi! 

Futboll

Kosova me zemër të madhe, shtang Gjeorgjinë në Batumi! 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2021 Në ora: 18:25
Kosova

(E plotësuar) – Kombëtarja e Kosovës me zemër të madhe, ka shënuar fitoren e parë në kuadër të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – Katari 2022.

Dardanët treguan lojë të madhe duke shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen që u zhvillua pa praninë e shikuesve por kohë pas kohe ka rënë edhe shi i madh.

Djelmoshat dhanë maksimumin në çdo repart dhe secili meriton notë të madhe. Kosova përkundër mungesave, veçmas pa lojtarin më të mirë Milot Rashica, aspak nuk ishte inferiore por shumë e rrezikshme për rivalin.  

Image

Në 45 minutat e para, Kombëtarja e Kosovës bëri lojë shumë të mirë, me mbrojtje të fortë dhe herë pas here me sulme të rrezikshme, vunë në presion rivalin.

Në minutën e 18-të, Valon Berisha harkoi për mrekulli, ndërsa Vedat Muriqi prek topin paksa me kokë, por që devijohet nga Khocholava duke shënuar autogol për 0:1.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë mjaft e mirë, Kosova tregoi angazhim dhe ka pasur disa raste të mira.  

Image

Në minutën e 48-të, Florent Hadërgjonaj nga vija e kornerit harkon për mrekulli, ndërsa Vedat Muriqi godet bukur me kokë por drejt në duart e portierit Loria.

Në minutën e 54-të, Lirim Kastrati i ikë shpejt mbrojtësit të Gjeorgjisë, del i vetëm dhe goditja e tij qëllon portierin në trup.

Në minutën e 80-të, Zymer Bytyqi lirohet bukur por gjuajtja tij shkoi mbi portë.

Image

Valon Berisha godet bukur nga gjuajtja e lirë, paksa si anash, nga rreth 18 metra, mezi pret portieri Loria pikërisht në minutën e 82-të. 

Kosova importon tre pikë të mëdha nga Batumi, e para pas dy humbjeve në grup.

Spanja kryeson me 7 pikë, pasojnë Suedia 6, Kosova 3, Greqia 2 dhe Gjeorgjia me 1 pikë.

Gjeorgjia – Kosova 0:1
Stadiumi në Batumi.
Pa shikues.
Gjyqtar: M. Balakin (Ukraina).
Shënues: Khocholava (18’-autogol).
Kartona të verdhë: Kashia, Khocholava, Chabradze – Berisha, Kastrati.
Gjeorgjia: Loria, Chabradze, Kashia, Khocholava, Azarov, Aburjania (Davitashvil 78’), Kankava, Tsitalshvili, Kitelshvili (Jigauri 12’), Vako (Mikautadze 60’) dhe Kvilitalia (Chakvetadze 78’).
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, V. Berisha (M. Kryeziu 90+4’), Halimi (Loshaj 67’), Dresheviq, L. Kastrati (Bytyqi 68’), Muriqi dhe Rashani (Shala 90+3’).
88' Kosova po shkon drejt fitores.

Valon Berisha godet bukur nga gjuajtja e lirë si anash rreth 18 metra, mezi pret portieri Loria pikërisht në minutën e 82-të. 

80’ Zymer Bytyqi lirohet bukur por gjuajtja tij shkoi mbi portë.

79' Mbrojtja e Kosovës po tregon siguri të lartë.

77' Kosova shumë fitores së parë.

74' Kosova po mbrohet me sukses.

70' Kosova po shkon drejt fitores.

68' Bytyqi në vend të Kastratit. 
67' Loshaj futet në lojë në vend të Halimit.

66’ Kosova po tregon angazhim të madh.

Gjeorgjia – Kosova 0:1

Stadiumi në Batumi.
Gjyqtar: M. Balakin (Ukraina).
Shënues: Khocholava (18’-autogol).
Kartona të verdhë: Kashia – Berisha, Kastrati.
Gjeorgjia: Loria, Chabradze, Kashia, Khocholava, Azarov, Aburjania, Kankava, Tsitalshvili, Kitelshvili (Jigauri 12’), Vako (Mikautadze 60’) dhe Kvilitalia.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, V. Berisha, Halimi, Dresheviq, L. Kastrati, Muriqi dhe Rashani.

61' Lirim Kastrati dhe tensione mes lojtarëve, fatmirësiisht nuk pati ndonjë grusht. 

60' Kosova po tregon kujdes të madh në repartin e mbrojtjes.

57' Gjeorgjia po kërkon golin.

54' Lirim Kastrati i ikë shpejt mbrojtësit të Gjeorgjisë, del i vetëm dhe goditja e tij qëllon në trup portierin.

50' Vendasit mjaft të rrezikshëm.

48’ Florent Hadëdrgjonaj nga vija e kornerit harkon për mrekulli, ndërsa Vedat Muriqi godet bukur por drejt në duart e portierit Loria.

47' Kosova po lufton me gjithë, zemër.

Përfiundon pjesa e parë.

Në 45 minutat e para, Kombëtarja e Kosovës bëri lojë shumë të mirë, sidomos me një mbrojtje stabile dhe herë pas here me sulme të rrezikshme, veçmas nga harkimet në drejtim të 16-shit të Gjeorgjisë.

Në minutën e 18-të, Valon Berisha harkoi për mrekulli dhe Vedat Muriqi godet topin paksa me kokë, por që devijohet nga Khocholava duke shënuar autogol për 0:1.

Gjeorgjia – Kosova 0:1

Stadiumi në Batumi.
Gjyqtar: M. Balakin (Ukraina).
Shënues: Khocholava (18’-autogol).
Kartona të verdhë: Berisha.
Gjeorgjia: Loria, Chabradze, Kashia, Khocholava, Azarov, Aburjania, Kankava, Tsitalshvili, Kitelshvili (Jigauri 12’), Qazaishvili dhe Kvilitalia.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, V. Berisha, Halimi, Dresheviq, L. Kastrati, Muriqi dhe Rashani.

43' Ndeshja po shkon drejt fundit të pjesës së parë.

40 Kosova po tregon lojë të fortë në mbrojtje dhe mjaft e rrezikshme me harkime në drejtim të 16-shit rival.  

Gjeorgjia – Kosova 0:1
Stadiumi në Batumi.
Gjyqtar: M. Balakin (Ukraina).
Shënues: Khocholava (18’-autogol).
Kartona të verdhë: Berisha.
Gjeorgjia: Loria, Chabradze, Kashia, Khocholava, Azarov, Aburjania, Kankava, Tsitalshvili, Kitelshvili (Jigauri 12’), Qazaishvili dhe Kvilitalia.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, V. Berisha, Halimi, Dresheviq, L. Kastrati, Muriqi dhe Rashani.

38' Kosova po tregon cilësi.

35' Po bie shi i madh në stadium.

33' Gjeorgjia po tenton që të barazojë rezultatin.

30' Kosova në epërsi, kërkon edhe golin e radhës.

27' Gjeorgjia ka shtuar presionin.

26' Valon Berisha ndëshkohet me karton të verdhë.

22' Kosova po lufton me të gjitha forcat.

20' Kosova po tregon lojë shumë të mirë.

18' Vedat Muriqi shtoi presionin dhe Davit Khocholava shënoi autogol  me kokë për 0:1.

14' Kosova po bën presion përmes Valon Berishës dhe Lirim Kastratit.

12' Zëvendësimi i parë të Gjeorgjia. Kitelshvili largohet dhe në vend të tij futet Jigauri.

11' Kosova ka mungesë të madhe Milot Rashicën.

8' Pa raste deri me tash, por është fillimi i ndeshjes.

6' Kosova po luan me siguri të madhe dhe po duket mjaft e rrezikshme.

4' Kosova po tregon lojë të mirë.

3' Të dy Kombëtaret luajnë me kujdes.

1' Fillon ndeshja, Gjergji - Kosovë, luftojnë për pikë.

Gjeorgjia - Kosova 0:0
Stadiumi në Batumi.
Gjyqtar: M. Balakin (Ukraina).
Gjeorgjia: Loria, Chabradze, Kashia, Khocholava, Azarov, Aburjania, Kankava, Tsitalshvili, Kitelshvili, Qazaishvili dhe Kvilitalia.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, V. Berisha, Halimi, Dresheviq, L. Kastrati, Muriqi dhe Rashani. Intonohen himnet. Në Batumi tani për tani po bie shi i madh!

Në orën 18.00 në stadiumin e Batumit, do të ndeshen Gjeorgjia – Kosova, ndeshje e vlefshme e Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Gjeorgjia është në presion të Kosovës. 

Dardanët paraqiten pa lojtarin kryesor Milor Rashica, të cilin nuk e lejojë skuadra e Norwich-it që të udhëtojë në Batumi.  
Gjithçka gati.     

Spanja kryeson me 7 pikë, pasojnë Suedia 6, Greqia 2, Gjeorgjia 1 dhe Kosova me 0 pikë.

Kosova dhe Gjeorgjia kërkojnë fitoren e parë në grup.  

Gjeorgjia - Kosova
Stadiumi në Batumi.
Gjyqtar: M. Balakin (Ukraina).
Gjeorgjia: Loria, Chabradze, Kashia, Khocholava, Azarov, Aburjania, Kankava, Tsitalshvili, Kitelshvili, Qazaishvili dhe Kvilitalia.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, V. Berisha, Halimi, Dresheviq, L. Kastrati, Muriqi dhe Rashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat