Nedim Bajrami rrëfen emocionet kuqezi

Futboll

Nedim Bajrami rrëfen emocionet kuqezi

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:42
Nedim Bajrami rrëfen emocionet kuqezi

Nedim Bajrami do të veshë fanellën e Shqipërisë duke filluar nga sfida ndaj Hungarisë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e diel. Mesfushori 22-vjeçar, i cili është pjesë e Empolit në Serinë A, ishte i ftuar special në emisionin “Sport News”, të moderatores, Enxhi Biba, në “News 24”, ku foli në lidhje me gjyqin e fituar për të veshur fanellën kuqezi, ku ndau emocionet e përjetuara duke u shprehur:

“Isha shumë i gëzuar kur e pashë mesazhin që mund të luaj për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur që fituam gjyqin. Mezi pres të vesh fanellën kuqezi.

Kur shkova herën e parë me skuadrën isha shumë i lumtur. Kur mora vesh që nuk mund të luaja u mërzita. Fola me Rejën dhe stafin, më thanë që mund të zgjidhej, në fund u zgjidh dhe jam shumë i lumtur.

Reja, skuadra, tifozët më kanë shkruajtur, më kanë pritur shumë mirë. Jam shumë i lumtur. Mezi pres të vesh fanellën kuqezi.

Mungesa ndaj Polonisë? Isha me COVID, bëra ca teste dhe jam gati kundër Hungarisë.

Flas me Rejën gjithmonë, mezi pret dhe ai që ta vesh fanellën kuqezi, unë jam gati për Kombëtaren. Më tha që duhet të jem i qetë, te Empoli kam luajtur, jam në formë dhe gati për kombëtaren. Flas me Abrashin, me Gjimshitin, luaj me Ismajlin te Empoli. Më uruan të gjithë.

Jam shumë i lumtur. Jemi një skuadër e mirë. Është një miks, mes të rinjve dhe atyre me eksperiencë”, u shpreh fillimisht Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat