Di Maria zbulon emrat e pesë futbollistëve më të mirë

Futboll

Di Maria zbulon emrat e pesë futbollistëve më të mirë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:45
Di Maria zbulon emrat e pesë futbollistëve më të mirë

Angel Di Maria ka zbuluar emrat e pesë futbollistëve më të mirë me të cilët ai ka luajtur ose vazhdon të luajë ende.

Di Maria e vendosi Lionel Messin në vendin e parë, pastaj Marco Verrattin, Zlatan Ibrahimovicin, Luka Modricin dhe Toni Kroosin.

Vlen të përmendet se Di Maria tash e disa vite luan bashkë me Neymarin e Kylian Mbappen, teksa më herë ka luajtur edhe me Cristiano Ronaldon te Real Madridi. Megjithatë, ai asnjërin nuk e përfshiu në listë

Argjentinasi shpjegoi për “TyC Sports” pse nuk e përfshiu Ronaldon në listë, duke thënë:

"Unë mund ta shtoj atë në listë, por ai është një nga ata që ka nevojë për hapësirë dhe unë preferoj lojtarët që vendosin për një zonë të vogël të fushës, të tillë si; Leo, Verratti dhe Modric" – ka deklaruar Di Maria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat