Konfirmohet ministrja Kushi, koha që qeveria të marrë seriozisht krizën në sport…

Futboll

Konfirmohet ministrja Kushi, koha që qeveria të marrë seriozisht krizën në sport…

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 20:12
Konfirmohet ministrja Kushi, koha që qeveria të marrë seriozisht krizën në sport…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zbardhi sot kabinetin qeveritar që do të drejtojë vendin në mandatin e tretë qeverisës.

Në ministrinë që përfaqëson Sportin ra në sy konfirmimi i Evis Kushit.

Deri dje quhej Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa nga sot do të jetë vetëm Ministria e Arsimit dhe e Sportit. Kësisoj, sektori i Rinisë nuk do të jetë më pjesë e kësaj ministrie dhe mendohet se tashmë mund të ketë një qasje tjetër për Sportin, që për hir të së vërtetës është lënë në harresë prej vitesh.

Edhe pse në dy vitet e fundit i gjithë sporti shqiptar përjetoi një krizë të paparë, si rrjedhojë edhe e pandemisë prej COVID-19, askush në ministrinë e drejtuar nga Evis Kushi nuk foli. Asnjë strategji se si mund të mbështetej sporti për të dalë nga kjo krizë dhe për ta ndihmuar në momentet më të vështira.

Pra, mund të jetë ndoshta rasti i vetëm në botë, që ministria që përfaqëson sportin, lë në baltë me mijëra futbollistë, basketbollistë, volejbollistë, por edhe atletë, shtangistë, mundës etj. Tashmë është momenti që Ministria e Arsimit dhe e Sportit, e drejtuar nga zonja Kushi, të kthejë vëmendjen dhe të mos bëjë si në vitin e kaluar, ku klubet bënë bojkot prej dy muajsh dhe institucioni qeverisës nuk bëri asgjë për të ndihmuar futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat