Hafizi: Nuk e meritonim të shkonim në Euro 2016 para ekipeve të tjera

Futboll

Hafizi: Nuk e meritonim të shkonim në Euro 2016 para ekipeve të tjera

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 20:21
Hafizi: Nuk e meritonim të shkonim në Euro 2016 para ekipeve të tjera

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, mendon se Shqipëria po vuan pasojat e faktit se nuk ka ndërtuar një platformë të qartë për lojën dhe identitetin e saj që pas mbërritjes në Euro 2016.

Duke folur për “SuperSport” ai theksoi se i qëndronte idesë se Shqipëria nuk e meritonte kualifikimin në atë EuropiAn pasi ekipet e tjera kishin bërë progres pas aktivitetit, ndërsa skuadra jonë nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

“Si të bëjmë lojë që i afrohet kundërshtarëve? Është shumë vonë të diskutojmë sot, duhet të kishim diskutuar më shpejt e sidomos pas Europianit 2016. Pse nuk u bë diskutimi? Se u morëm me suksesin, arritjen atje, çdo gjë atje. Dhe u mbyll.

Unë vazhdoj ta vë në dukje, edhe pse kemi shkuar aty, nuk e kemi merituar para ekipeve të tjera, me lojërat që kemi bërë. Koha e tregoi që ata ecën dhe përfituan.

Kjo lidhet me platformën, ajo e Kosovës është një platforme e hedhur nga Shaland që kur erdhi. Me shumë probleme, nuk ishte e lehtë, deri në fund e kanë kritikuar. Por ai i ka qëndruar besnik lojës e skemës 4-2-3-1 dhe nuk e ndryshoi.

Nuk është platforma e hedhur nga Reja, as ajo përpara nga Panuçi e as De Biazi. Si u mësua ekipi të luante, sot po i vuajmë përsëri pasojat”, tha Hafizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat