Ronaldo siguron numrin 7 te Man United

Futboll

Ronaldo siguron numrin 7 te Man United

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 21:45
Cristiano Ronaldo

Sulmuesi Edinson Cavani ka pranuar që ta lirojë numrin dhe t’ia dhurojë ylli portugez.

Tanimë është konfirmuar nga vetë gjigandi anglez Manchester United që transferimi më i ri i tyre Cristiano Ronaldo do ta bartë numrin shtatë këtë sezon, përcjell KosovaPress.

Sezonin e kaluar, këtë numër e ka bartur sulmuesi Edinson Cavani, i cili si duket tani do ta mbajë në fanellë numrin 21.

Këtë verë, Ronaldo kërkoi largimin nga Juventusi vetëm për t’iu bashkuar ish-klubit të tij Manchester United për një shumë afro 15 milionë eurosh plus 8 milionë euro bonuse shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat