Stefa: Do të shkojë Armando Broja në Angli dhe do të habiten

Futboll

Stefa: Do të shkojë Armando Broja në Angli dhe do të habiten

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:03
Stefa: Do të shkojë Armando Broja në Angli dhe do të habiten

Shqipëria humbi me shifrat 4-1 ndaj Polonisë në transfertë, por kuqezinjtë dominuan me lojë dhe raste kundërshtarin. Fatkeqësisht ishte edhe kryesori i takimit që i mohoi penalltinë e pastër Manajt kur takimi ishte në rezultatin 3-1.

Pra ndikuan shumë faktorë në humbjen e pamerituar. Por në fund ai që llogaritet është rezultati dhe për këtë arsye gazetari i njohur në vend, Gjergj Stefa, ngre disa pikëpyetje në “Supersport”.

“Federata ka fituar dy herë nga tre pikë në CAS ndaj FIFA dhe UEFA.

Njëherë me Serbinë dhe tani me Bajramin. Por Shqipëria dhe lojtarët nuk po e marrin ende tre pikëshin në fushë. Unë nga Reja kujtoj vetëm tre pikët e marra ndaj Islandës, që veçohen nga të tjerët. Kur Federata luftoi me të gjitha forcat, me dosje voluminoze ndaj Serbisë, De Biazi iu përgjigj me rezultate. Tani nuk po ndodh.

Si mund të shkojë Armando Broja dhe Muçi në tribunë? Do të shkojë Broja në Angli, luan me Southampton dhe do t’i thonë të habitur: “Si ka mundësi që ti që luan në Premier League nuk gjen vend te Shqipëria? Do shkoj Ernest Muçi te Legia dhe do habiten: “Si ka mundësi që lojtari që i shënoi gol fantastik Dinamos së Zagrebit nuk i jepet hapësirë te Shqipëria?” Do të habiten edhe për Myrto Uzunin që është ylli i Ferencvarosh, ekipi kampion në Hungari”, u shpreh Stefa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat