Eriksen jashtë listës së Champions League

Futboll

Eriksen jashtë listës së Champions League

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:05
Eriksen jashtë listës së Champions League

Inzaghi ka zyrtarizuar zgjedhjet e tij përfundimtare për listën e lojtarëve që do të luajnë në Champions League. Nga 27 lojtarët e organikës aktuale, tekniku ka zgjedhur 24 lojtarë nga 25 që lejon rregullorja.

Mes këtyre, të paktën 8 duhet të vijnë nga skuadrat e moshave: 4 nga skuadrat e moshave të klubit (të kenë luajtur të paktën 3 sezone mes moshës 15 deri në 21 vjeç) dhe 4 duhet të vijnë nga skuadrat e moshave të kampionatit vendas.

Duke marrë në konsideratë faktin se situata e Eriksen është e paqartë, si dhe dëmtimin e gjatë të Brazao, për teknikun është dashur që të heqë nga lista vetëm një emër. I përjashtuari është Satriano.

Pas rikthimit në majë në Serinë A, zikaltërit kërkojnë të bëjnë paraqitje të mira edhe në Europë me ndihmën e blerjeve të reja Dzeko, Calhanoglu, Correa dhe Dumfries, të cilëve nuk u mungon eksperienca në këtë nivel. Lista e plotë:

Portierë: Handanovic, Radu e Cordaz.
Mbrojtës: Skriniar, De Vrij, Bastoni, D’Ambrosio, Darmian, Dimarco, Dumfries, Kolarov, Ranocchia.
Mesfushorë: Barella, Brozovic, Vidal, Calhanoglu, Perisic, Sensi, Gagliardini, Vecino.
Sulmues: Lautaro Martinez, Dzeko, Correa, Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat