Reagon Berisha

Futboll

Reagon Berisha

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:06
Reagon Berisha

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë regjistroi fitoren e parë në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku “Dardanët” mposhtën me rezultat minimal 1:0 Gjeorgjinë.

Fitorja e mbrëmshme nënkuptoi që Kosova ka arkëtuar pikët e para në këtë kampionat dhe tani zë pozitën e tretë në Grupin B, duke u renditur pas Suedisë dhe Spanjës.

Sigurisht që kjo fitore ka gëzuar të gjithë tifozët “Dardanë”, dhe përveç tyre, i gëzuar shihet të jetë edhe mesfushori Valon Berisha.

Berisha në mëngjesin e sotëm, në llogarinë e tij në “Instagram” postoi një foto, duke treguar që është duke u ndjerë i lumtur me fitoren e parë të Kosovës në kualifikimet e “Katar 2022”.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se të zgjohesh nga gjumi në mëngjes me tre pikë dhe fitoren e parë të tonën në kualifikimet e Kampionatit Botëror”, shkruante Berisha në “Instagram”.

Mesfushori i skuadrës franceze Reims ishte protagonistë te goli i Kosovës mbrëmë, duke harkuar në mënyrë të suksesshme te sulmuesi Vedat Muriqi, i cili më pas shënon gol në portën e Gjeorgjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat