Kampionati i Kategorisë së Dytë do të ngrejë siparin në 19 shtator

Futboll

Kampionati i Kategorisë së Dytë do të ngrejë siparin në 19 shtator

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:27
Kampionati i Kategorisë së Dytë do të ngrejë siparin në 19 shtator

Kampionati i Kategorisë së Dytë do të ngrejë siparin e edicionit të ri duke nisur nga 19 shtatori, për t’u përmbyllur më 1 maj të vitit 2022. Këtë të premte, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti që ka përcaktuar edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve të kësaj kategorie për të dyja grupet, A dhe B, për dy fazat.

Në grupin A do të bëjnë pjesë këto skuadra: Oriku, KSSH Veleçiku, FK Elbasani, Luzi 2008, F.C. Bulqiza, KF Gramshi, Iliria, KF Ada, FC Internacional Tirana, KF Klosi, Shënkolli, Murlani.

Në grupin B, do të jenë: Flamurtari FC, KF Sopoti, Labëria FC, KF Devolli, KF Naftëtari, Tepelena, SHS Albpetrol, SHS Përmeti, Këlcyra, FC Gramozi, Memaliaj, AF Luftëtari.

Shorti u hodh në praninë e përfqësuesve të klubeve të Kategorisë së Dytë, nga shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Marjus Sulejmani si dhe specialisti në Sektorin e Garave, Endi Hyka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat