Selektori i Holandës: Nuk dua të justifikohem, por Spanja humbi ndaj Suedisë

Futboll

Selektori i Holandës: Nuk dua të justifikohem, por Spanja humbi ndaj Suedisë

Nga: K.G. Më: 3 shtator 2021 Në ora: 20:44
Selektori i Holandës: Nuk dua të justifikohem, por Spanja humbi ndaj Suedisë

Në konferencën e sotme për shtyp, para ndeshjes në Eindhoven (e shtunë, 20.45), selektori i Holandës, Louis van Gaal theksoi se e pret një ndeshje e vështirë në “Philips Arena”, pasi Mali i Zi luajnë në mënyrë të ngjashme me norvegjezët, me "tetë apo nëntë lojtarë pas topit".

"Pra, ne do të kemi të njëjtin problem si kundër Norvegjisë. Ne duhet ta zgjidhim atë, ne jemi stërvitur për ta zgjidhur atë.

Mali i Zi lë më shumë hapësirë se Norvegjia, por ka lojtarë më kreativë. Kjo është kultura e Jugosllavisë së vjetër. Ata janë të zgjuar, lojtarë dinake...

Të luash me Holandën do t’u japë atyre një motiv shtesë. Do të jetë një lojë sfiduese dhe një luftë për 90 minuta", tha van Gaal.

"Nuk dua të justifikohem, por Spanja humbi ndaj Suedisë. Ishte e pritshme? Italia luajti baras me Bullgarinë në shtëpi. Ishte e pritshme? Është më e lehtë të mbrohesh sesa të sulmosh", theksoi Van Gaal.

Në Grupin G të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror, Turqia kryeson me 8 pikë, pasojnë Holanda 7, Mali i Zi 7, Norvegjia 7,  Letonia 4 dhe Gjibraltari 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat