Presidenti i Atletico Madrid paralajmëron Griezmannin

Futboll

Presidenti i Atletico Madrid paralajmëron Griezmannin

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 22:59
Presidenti i Atletico Madrid paralajmëron Griezmannin

Antoine Griezmann është rikthyer te Atletico Madridi në ditën e fundit të merkatos dhe duket sikur ka hequr një barrë të rëndë duke u larguar nga Barcelona, aty ku shumë pak e donin…

Sulmuesi francez vendosi që të huazohet te madrilenët nga Barcelona, pasi nuk arriti ta gjejë veten në “Camp Nou” dhe me trajnerin Koeman gjithashtu.

Presidenti i klubit të Atletico Madridit, Enrique Cerezo pret që Griezmanni të fishkëllehet nga tifozët

“Disa tifozë nuk e kanë pëlqyer rikthimin e tij, por shumë të tjerë janë të lumtur. E di se do të fishkëllehet por e rëndësishme është që ai kishte dëshirë të rikthehet këtu”, deklaroi Cerezo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat