PSG-ja në gjurmët e liderit të mesfushës kuqezi

Futboll

PSG-ja në gjurmët e liderit të mesfushës kuqezi

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:49
PSG-ja në gjurmët e liderit të mesfushës kuqezi

Fronk Kesi është bërë një çështje tek Milani. Lideri i mesfushës kuqezi nuk ka arritur ende akordin për rinovimin e kontratës me skuadrën nga Milano dhe tifozët ndjejnë frikën e largimit të një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, pasi i morën Donarumën, tani PSG-ja tenton edhe Kesinë i cili është në mëdyshje për të ardhmen e tij në Milano.

Sipas asaj që shkruhet në të përditshmen italiane është se klubi transalpin pritet t’i plotësojë kërkesat e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë prej 8 milionë eurosh në sezon.

Gjatë sezonit t[ë kaluar Kesi u aktivizua në total në Serinë A në 37 ndeshje nga ku realizoi dhe 13 gola, ndërsa në këtë sezon nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje për arsye të një dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat