Malisheva aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Futboll

Malisheva aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 15:12
Malisheva aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Skuadrat e Kosovës po qëndrojnë aktive përkundër ndeshjeve të kombëtareve, që po zhvillohen gjatë këtyre dy javëve.

Malisheva ka aranzhuar ndeshje miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, Rahovecin, shkruan Gazeta Olle. Takimi do të zhvillohet sot (e shtune), me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Liman Gegaj”.

Të dy ekipet e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri në futbollin kosovar.

Malisheva në dy ndeshjet e para ka arritur një fitore dhe një barazim, duke u renditur e para në tabelën e Superligës.

Në anën tjetër, Rahoveci e ka fituar ndeshjen e parë në Grupin A të Ligës së Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat