Greenwood zgjedhet futbollisti më i mirë i muajit te United

Futboll

Greenwood zgjedhet futbollisti më i mirë i muajit te United

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 16:16
Mason Greenwood

Futbollisti ka marrë më së shumti vota nga fansat e Manchester United.

Man Utd si shumë klube evropiane në secilin muaj zgjedh futbollistët më të mirë.

Në garë për futbollistin më të mirë të muajit gusht ishin: Bruno Fernandes, Mason Greenwood dhe Paul Pogba.

Fitues me shumicë votash nga fansat doli Greenwood, duke lënë pas Pogban dhe Fernandesin.

Futbollisti i ri është duke kaluar në një formë fantastike dhe ka shënuar tre gola në tri duelet e para.

Kështu Greenwood u shpërblye nga fansat me këtë çmim simbolikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat