Kampionët e nisin me fitore edicionin e ri në Superligën e Juniorëve

Futboll

Kampionët e nisin me fitore edicionin e ri në Superligën e Juniorëve

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 17:14
Kampionët e nisin me fitore edicionin e ri në Superligën e Juniorëve

Ballkani e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Juniorëve.

Suharekasit e kanë mposhtur Llapit në shtëpi me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle. Fitore gjatë ditës së sotme kanë shënuar edhe Drita dhe Prishtina.

Gjilanasit kanë fituar në udhëtim te Besa e Pejës, me rezultat 2-1, ndërsa kryeqytetasit si vendas kanë triumfuar ndaj Istogut 1-0.

Duel tjetër interesant u zhvillua edhe në Ferizaj, ku u shënuan plot pesë gola. 2 Korriku u mposht në udhëtim te Ferizaj me rezultat 3-2.

Nesër e fillojnë kampionatin edhe nënkampionët, Gjilani të cilët do ta presin Trepçën ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat