Media greke: Fitorja e Kosovës ndaj Gjeorgjisë, i bën presion ekipit tonë 

Futboll

Media greke: Fitorja e Kosovës ndaj Gjeorgjisë, i bën presion ekipit tonë 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2021 Në ora: 18:05
Media greke: Fitorja e Kosovës ndaj Gjeorgjisë, i bën presion ekipit tonë 

Greqia zbarkon në kryeqytetin e Kosovës, nesër (20.45) do të ndeshet me Kombëtaren e Kosovës, në kuadër të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Media greke “kathimerini”, ka shkruar se Greqia është në presion të sfidës me Kosovën.

“Dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares sonë janë të një rëndësie vendimtare, me qëllimin kryesor dy fitore dhe gjashtë pikë.

Fitorja nesër në Kosovë dhe fitorja të mërkurën e ardhshme me Suedinë është kombinimi i vetëm që do ta mbajë hapur gjasta për kualifikim dhe do të lejojë ekipin tonë përfaqësues të synojë edhe vendin e parë të grupit, e cila i jep biletën direkte.

Fitorja e Kosovës në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë nuk ndryshon asgjë në garat kualifikuese, por i bën presion ekipit tonë sepse sjell emocion dhe e bën lojën e nesërme në Prishtinë edhe më të vështirë”, shkruan media greke. 

Pas xhiros së katërt, kështu duke renditja: Suedia 9 (3 ndeshje), Spanja 7 (4), Kosova 3 (3), Greqia 2 (2), Gjeorgjia 1 (4) pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat