Selektori i Kosovës konfirmon lajmin e keq për Rashanin

Futboll

Selektori i Kosovës konfirmon lajmin e keq për Rashanin

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 19:24
Selektori i Kosovës konfirmon lajmin e keq për Rashanin

Në konferencën për shtyp për media të trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes ju është adresuar mediave para ndeshjes se Kosovës kundër Greqisë, në kuadër të kualifikimeve Katar 2022

Challandes është shprehur optimist për ndeshjen e djeshme por ai ka mbetur i rezervuar kur është pyetur për kundërshtarin e radhës së Kosovës. Fillimisht ai ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Gjeorgjisë.

“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen në Gjeorgji, jo vetëm për fitoren por edhe për paraqitjen e skuadrës. Jemi treguar të gatshëm qoftë në aspektin teknik dhe aspekte të tjera.  Skuadra ka punuar si skuadër dhe kjo është më e rëndësishmja për të ardhmen e kësaj skuadre. Do të jetë e vështirë në ndeshjen e radhës kundër Greqisë.”, ka thënë Challandes.

Sipas tij, skuadra e tij nuk ka ndryshuar vetëm në aspektin mental.

“Shpresoj, e keni parë. Skuadra ka pasur mentalitetin e mirë. Nuk ka qenë vetëm ndryshim mentalitet në kokë por edhe ndryshim në taktika, në aspektin fizik dhe ne kemi ndryshuar edhe mënyrën se si kemi luajtur, si e kemi mbajtur topin dhe si jemi mbrojtur. Lojtarët janë munduar që bëjnë këtë dhe kanë reaguar mirë dhe kjo ka reflektuar edhe në fushë”, ka thënë ndër të tjera.

Challandes nuk ka dashur që të tregojë se me kënd do të startojë në këto ndeshje.  

“Kurrë nuk flas për skuadrën para ndeshjes me Rashanin, Bytyqin apo Kastratin. Mund ta lë Rashicën në stol dhe nuk ka problem për këtë por Rashani është duke vuajtur nga një lëndim të vogël dhe do ta shohim situatën e tij që a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme. Jam i lumtur që kam opsione kaq kualitative dhe të vendos me kënd të startojë”.

Zvicerani ka folur edhe për orarin e ngjeshur të Kombëtares dhe aspektin fizik të skuadrës.

“Në ndeshjen e parë nuk patën shumë probleme. Në të dytën po ashtu nuk kemi shumë probleme me lëndime dhe kemi pasur një udhëtim dhe jemi rigjenuar në aspektin fizik dhe ne duhet të jemi të gatshëm edhe për këtë. Më problem e shohim gjendjen e tretë ku disa lojtarë mund të marrin karton të verdhë dhe të mungojnë në ato ndeshje”.

Krejt në fund ai ka thënë se e mirëpret tifozët në stadium edhe pse në numër shumë të vogël.

“Është shumë e rëndësishme për ne këtu. Nuk e di për 10 për qind por ai nuk është plot si gjithmonë por shpresoj që shumë shpejt të jetë plot. Jam i lumtur që do të këtë disa tifozë dhe shpresoj që të këtë edhe më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat