Rashica para ndeshjes me Greqinë: Jemi në një situatë krejtësisht tjetër

Futboll

Rashica para ndeshjes me Greqinë: Jemi në një situatë krejtësisht tjetër

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 19:35
Rashica para ndeshjes me Greqinë: Jemi në një situatë krejtësisht tjetër

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka folur në konferencën për media para ndeshjes se Kosovës kundër Greqisë!

Ai ka thënë se tani ekipi i Kosovës është në një situatë krejtësisht tjetër pas fitores së Kosovës kundër Gjeorgjisë.

“Jemi në një situatë krejtësisht tjetër dhe mundësitë janë që të dalim me një rezultat të mirë nga kjo ndeshje”, ka thënë ai.

Rashica ka thënë se ka kontakte shumë të mira me Tsolis, me të cilin ai luan si partner në sulm në skuadrën e Norwich City.

“Kam biseduar me Tsolis dhe me ka uruar për fitoren kundër Gjeorgjisë, edhe ata e dinë që kanë të bëjnë me një skuadër tjetër”.

Sipas Rashicës do të jenë detajet e vogla që do ta vendosin këtë ndeshje.

“Detajet e vogla do të vendosim dhe ne do ta bëjmë lojën tonë. Shpresoj që nesër rastet tona t’i shfrytëzojmë në maksimum dhe të arrimë të fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat