Kosovë - Greqi, ja cilën përfaqësuese favorizojnë kompanitë e basteve

Futboll

Kosovë - Greqi, ja cilën përfaqësuese favorizojnë kompanitë e basteve

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:47
Kosovë - Greqi, ja cilën përfaqësuese favorizojnë kompanitë e basteve

Kosova sot e pret Greqinë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Dardanët rikthehen në Prishtinë pas fitores historike ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, me rezultat 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Pikët ndaj Gjeorgjisë ishin të parat për kosovarët në Grupin B, ndërsa sonte kërkojnë tē vazhdojnë me rezultate pozivite edhe ndaj kombëtares helene.

Kompania e madhe e basteve “bet365.com” i jep avantazh skuadrës greke për fitore, duke e kuotuar me 2.30 për fitore, gjersa Kosova kuotohet me shifrën e 3.30 për një fitore potenciale, kurse rezultati i barabartë ka kuotën e 3.10.

Kjo ndeshje zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat