Ish trajneri i Prishtinës, Çiro Bllazheviq, jep lajmin e hidhur!

Futboll

Ish trajneri i Prishtinës, Çiro Bllazheviq, jep lajmin e hidhur!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:37
Ish trajneri i Prishtinës, Çiro Bllazheviq, jep lajmin e rëndë!

Legjenda e futbollit kroat, Mirosllav Çiro Blazheviç (86 vjeç) zbulon se ai u diagnostikua përsëri me kancer.

Ish trajneri i gjeneratës së artë të Prishtinës, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri (1985), jep lajmin e keq, vuan nga sëmundja e kancerit. 

Ai në Prishtinë zbarkoi në pranverën e bukur të vitit 1985, në mars, ku sot e asaj dite është në zemrat e gjeneratës së vjetër të dashamirëve të futbollit në Kosovë. 

“Ne e thirrëm ish -trajnerin legjendar të futbollit kroat Çiro Blazheviç për të folur për rivalitetin e futbollit para ndeshjes midis Kroacisë dhe Sllovenisë në Split ( e martë, me 7 shtator, 20.45), por për fat të keq zbuluam gjithashtu se ai është i sëmurë rëndë”, shkruan mes të tjera media sllovene "Sportklub". 

Bllazheviç i drejtohet me fjalë emocionuese mediumit slloven.

"Të dashur miq sllovenë. Dashuria jonë është e pakufishme. Ju më doni mua dhe unë ju dua, por më duhet t'ju jap lajmin e hidhur, unë jam shumë, shumë i sëmurë", - tha Blazheviç 

"Nëse nuk jam atje së shpejti, dhe ndoshta nuk do të jem, do të doja të përfitoja nga ky rast për të shprehur dashurinë time dhe për të përshëndetur të gjithë miqtë e mi në Slloveni.

Ju keni arritur nivelin e qytetërimit për të cilin ne kroatët e dëshirojmë. Lamtumirë, të dashur sllovenë. Më falni, jam shumë pesimistë", ka thënë mes të tjera Çiro.

“Tani, për fat të keq, tingëllon shumë më pak energjik dhe optimist.

Megjithatë, ne po shtrëngojmë grushtet fort për ta bërë atë të fitojë edhe për herë të tretë luftën kundër kancerit”, shkruan më tej media sllovene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat