Barcelona ka arkëtuar 222 milionë eurot e parashikuara në klauzolën për prishjen e kontratës...

Futboll

Barcelona ka arkëtuar 222 milionë eurot e parashikuara në klauzolën për prishjen e kontratës...

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:43
Barcelona ka arkëtuar 222 milionë eurot e parashikuara në klauzolën për prishjen e kontratës...

Lionel Messi ka nisur një etapë të re të karrierës së tij, tashmë me fanellën e Paris Saint Germain, megjithatë e përditshmja spanjolle El Mundo Deportivo ka zbuluar sot dokumentin origjinal në të cilin argjentinasi kërkoi largimin nga Barcelona verën e kaluar.

I njohur si burofax, dokumenti iu dërgua klubit spanjoll dhe presidentit Bartomeu dhe në të Messi vinte në dijeni drejtuesit se dëshiron aplikimin e një klauzole në kontratën e 20147-ës, që e lejonte të largohej si lojtar i lirë nga “Camp Nou”.

Klauzola kishte vlerë deri më 10 qershor të vitit të kaluar, ndërsa burofax-i i Messit mban datën 24 gusht, por argjentinasi arsyeton se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, priti fillimisht fundin e sezonit për Barcelonën dhe si shkak për të kërkuar largimin, përmend faktin se nuk ndihet i respektuar.

Kujtojmë që atëherë klub katalan vendosi të mos lërë të lirë Messin, që nga ana tjetër nuk shkoi në luftë me klubin, por bëri një hap pas dhe iu rikthye stërvitjes, ndërsa këtë verë u largua si lojtar i lirë, duke firmosur për Paris Saint Germain.

E përditshmja spanjolle ka zbuluar gjithashtu edhe kontratën me 19 faqe të transferimit të brazilianit Neymar te Paris Saint Germain.

Sipas saj, Barcelona ka arkëtuar 222 milionë eurot e parashikuara në klauzolën për prishjen e kontratës, ndërsa braziliani u ka kushtuar arkave të PSG-së rreth 500 milionë euro.

Përveç 222 milionë eurove për kartonin, Neymar ka firmosur një kontratë nga e cila përfiton një pagë bruto prej 43.334.400 eurosh në sezon, ose një pagë neto prej rreth 30 milionë eurosh, ndërsa klubi francez ka ruajtur të drejtën e shfrytëzimit të imazhit të brazilianit dhe ka detyruar këtë të fundit që të paguajë të gjithë taksat në Francë.

Lauret Gutsmuth dhe Pini Zahavi kanë qenë agjentët që kanë punuar për të kompletuar transferimin e Neymar te Paris Saint Germain, ndërsa për shpërblimin e tyre ka një kontratë tjetër, e cila nuk është bërë ende publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat