Selektori i Greqisë: Ndaj Kosovës nuk falen gabimet

Futboll

Selektori i Greqisë: Ndaj Kosovës nuk falen gabimet

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:45
Selektori i Greqisë: Ndaj Kosovës nuk falen gabimet

Kosova befasoi të gjithë me fitoren ndaj Gjeorgjisë dhe tashmë djemtë e Bernard Challandes shkojnë me motivim të lartë në ndeshjen e sotme ndaj Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe pse dardanët u paraqitën mjaft mirë në ndeshjen e fundit, tek Greqia nuk e diskutojnë fitoren ndaj Kosovës.

Trajneri i Greqisë, John Van’t Schip deklaroi se ndaj Kosovës nuk falen gabimet, prandaj duhet kujdes maksimal.

“Ne kemi luajtur kundër një kundërshtari të fortë si Zvicra, por mendoj se jemi në formë të mirë dhe me mentalitetin e duhur para ndeshjeve kundër Kosovës dhe Suedisë. Ndaj Kosovës nuk falen gabimet, duhet kujdes maksimal”- u shpreh trajneri i Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat