Conte parakontratë me Arsenalin?

Futboll

Conte parakontratë me Arsenalin?

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 19:24
Antonio Conte

Arsenal dhe trajneri Antonio Conte nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje paraprake.

Ka pasur raportime ditëve të fundit që Conte dhe Arsenal kanë arritur marrëveshje verbale, që tekniku italian t’i bashkohet “Topçinjve” nëse vendosin ta shkarkojnë Mikel Artetan.

Tre humbje radhazi në Premierligë, kanë ndikuar që e ardhmja e Artetas të jetë në dyshime dhe ndeshjet e radhës do jenë vendimtare.

Sidoqoftë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se nuk ka marrëveshje mes Contes dhe klubit anglez.

Ndërkohë, Arsenal në vikendin tjetër përballet me Norwichinin e Milot Rashicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat