Gjasula: Kartoni i verdhë? Jam pak llafazan

Futboll

Gjasula: Kartoni i verdhë? Jam pak llafazan

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 20:28
Gjasula: Kartoni i verdhë? Jam pak llafazan

Pas fitores së Shqipërisë, mesfushori Klaus Gjasula dha një deklaratë për SuperSport ku u shpreh:

Fitorja- Për mua ishte fitore e merituar dhe fati që nuk i kishim në Poloni erdhi sot me golin e vonë. Jemi të gëzuar duhet te vazhdojmë kemi ndeshje të tjera, është një mundësi e mire për ne sepse kemi lënë grupin e hapur.

Kartoni i verdhe dhe mungesa ndaj San Marinos?

Me vjen keq, por ishin ne kundërsulm dhe mendova te bej faull para se te ndodhi ndonjë gjë. S’kemi çfarë i bëjmë kemi shumë lojtar te tjerë qe duan te luajnë dhe nuk përbën problem.

Rekordi me kartonat?

Atë nuk e di. Loja e hapur, te dyja ekipet kane hapësira dhe vjen momenti qe duhet te besh faull të parandalosh ndonjë rast të rrezikshëm jam pak llafazan me arbitrat

Si është te luash me Bajramin ne fushe? A ndiheni komod?

Bajrami duket çfarë vlerash ka, çfarë i dha lojës me aftësitë e tije. Nuk ka pasur shume dite ne stërvitje, por u duk sikur s’ka qenë kurrë në ndonjë vend tjetër. Gëzohemi të gjithë që është në anën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat