Reguilon ftohet te Spanja për ndeshjen ndaj Kosovës

Futboll

Reguilon ftohet te Spanja për ndeshjen ndaj Kosovës

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 17:13
Sergio Reguilon

Federata e Spanjës ka konfirmuar ftesën për mbrojtësin Sergio Reguilon për përballjen ndaj Kosvoës.

Spanja këtë të mërkurë do jetë mysafirë i Kosovës në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Federata spanjolle përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar zëvendësimin e Jose Gaya me Reguilon.

“Sergio Reguilon i bashkohet Kombëtares së Spanjës”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, takimi i parë i Spanjës me Kosovën përfundoi me rezultat 3 – 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat