‘Shtyhet’ ëndrra e tifozëve të United, Ronaldo do të debutojë në Champions

Futboll

‘Shtyhet’ ëndrra e tifozëve të United, Ronaldo do të debutojë në Champions

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 23:24
Cristiano Ronaldo

Debutimi i Cristiano Ronaldos me Manchester United mund të shtyhet për ditën e martë në ndeshjen e Champions ndaj Young Boys për shkak të karantinës që duhet të kryejë portugezi.

CR7 sipas The Sun do të ketë vetëm një ditë stërvitje me shokët e tij të skuadrës pasi do të jetë i izoluar për 5 ditë në rezidencën tij për shkak të rregullave të Covid-19.

Duke parë se si Solskjaer veproi me Varane, me francezin që priti dy javë për të bërë debutimin e tij, Ronaldo e ka thuajse të pamundur ndaj Newcastle edhe pse pritet të jetë në stol.

Ajo që “ngroh” sadopak tifozët e “Djajve të Kuq” është njoftimi se ai  pritet të bëjë një shëtitje vetëm në qendrën e fushës para fillimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat