Kritik përpara sfidës ndaj Finlandës

Futboll

Kritik përpara sfidës ndaj Finlandës

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:26
Kritik përpara sfidës ndaj Finlandës

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër se si ta them duke menduar atë që ndiej. Por, realisht nuk jemi më ajo Franca me b… që treguam se ishim në Botërorin e vitit 2018. Nuk ka më grintë, nuk shoh më shumë dëshirë për të luftuar dhe kjo më acaron shumë. Ndoshta, edhe trajneri dhe stafi i tij duhet të bëjnë diçka më shumë”.

Fjalë shumë të forta dhe të ashpra, por mbase shumë konkrete dhe me vend, duke menduar se ato vijnë nga Pol Pogba, një prej liderëve të formacionit titullar të kampionëve të botës në fuqi, i cili është tepër i revoltuar me rezultatet e fundit të kombëtares së tij, e cila në 5 ndeshjet e fundit eliminatore ka arritur 5 barazime.

“Nuk arrij ta kuptoj se si kemi arritur që të barazojmë me Bosnjën dhe sërish së fundmi me Ukrainën. Nuk po ua ul vlerat rivalëve, përkundrazi i përgëzoj ata, por po flas për mënyrën se si u impostuam në fushë në dy ndeshjet e fundit, që nga momenti i parë se si zbritëm dhe se si e kemi mbyllur.

Rezultatet flasin qartë, nuk kemi qenë aspak me kokë dhe me zemër në fushën e lojës, ndryshe nuk shpjegohen këto. Nëse shihni dy paraqitjet tona të fundit, neve rivalët na janë shtrirë në fushë, kanë përdorur shqelma dhe kanë luftuar për çdo top, ndërsa ne u jepnim dorën.

Duhet të kishim bërë të njëjtën gjë edhe ne, duhet të ishim të pak tën po aq agresivë sa ata, për të mos thënë më shumë. Vetëm kështu mund të arrihet fitorja”, vazhdon deklaratën e tij Pogba, i cili pret një reagim të fortë ndaj Finlandës.

“Ndoshta nuk po e kuptojmë ende se në lojë është fati për të shkuar në Botëror. E kuptoni se çfarë do të thotë të mos jenë kampionët e botës në fuqi pjesëmarrës, gjithmonë nëse vazhdojmë të jemi të tillë? Nëse nuk ndryshojmë ritëm, përqendrim dhe dëshirë për të luftuar nga dueli me Finlandën do ta kemi vërtet pisk edhe këtë herë”, ishte reagimi i fortë i mesfushorit të Mançester Junajtidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat