Kampionët synojnë ta “blindojnë”

Futboll

Kampionët synojnë ta “blindojnë”

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 15:46

Kampioni aktual italian është duke u munduar t’i “blindojë” yjet e tij me kontrata të reja. Me Lautaro Martinezin tashmë e ka arritur marrëveshjen

Interi është duke u munduar t’i sigurojë yjet e tij me kontrata të reja afatgjate.

“Nerazzurri” tashmë kanë arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për kontratën e re, e cila do të zgjasë deri në vitin 2026.

Ndërsa, pas tij është rendi i Nicolo Barellas.Në javët në vazhdim, “Zikaltrit” do t’ia prezantojnë atij ofertën për kontratën e re.

Gjithashtu, Interi i ka hapur bisedimet me Marcelo Brozovicin, njofton gazetari italian Fabrizio Romano.

Kontrata aktuale e mesfushorit kroat do të skadojë në qershor të vitit tjetër.

Andaj, kampionët synojnë ta “blindojnë” edhe futbollistin e tyre të rëndësishëm.

Interi synon ta fitojë titullin e kampionit në Itali edhe këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat