Selektori i Kosovës: Kundër Spanjës do të mbrohemi

Futboll

Selektori i Kosovës: Kundër Spanjës do të mbrohemi

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 17:52
Selektori i Kosovës: Kundër Spanjës do të mbrohemi

Kosova po mban konferencë për media para ndeshjes që nesër e zhvillon ndaj Spanjës në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës që zhvillohet vitin tjetër.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes tha se do të mbrohen ndaj Spanjës.

“Është shumë e vështirë për këdo të luajë ndaj Spanjës.

E kemi parë në ndeshjen e fundit, posedimin e topit, rastet, por në fund, Suedia fitoi. Ndaj Spanjes ne duhet te mbrohemi, por jo vetem Kosova, edhe ekipet tjera. Te them se do të fitojmë ndaj Spanjës, është e veshtirë të thuash, por edhe të thuash se është e pamundur është budallallëk”, tha Challandes.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës nis nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në ndeshjen e parë të luajtur në Sevilla, Spanja triumfoi 3:1 ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat