Selektori i Kosovës me shaka: Do të kërkoj nga FIFA të mos luajmë më me Spanjën

Futboll

Selektori i Kosovës me shaka: Do të kërkoj nga FIFA të mos luajmë më me Spanjën

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 23:03
Selektori i Kosovës me shaka: Do të kërkoj nga FIFA të mos luajmë më me Spanjën

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur para ndeshjes me Spanjën, duke thënë se duhet të japin maksimumin që të marrim pikë.

Ai madje me shaka e tha se do të kërkojë nga FIFA, duke shtuar se ende nuk ka vendosur se me çfarë formacioni do të luajë nesër.

“Ende nuk kam vendosur për formacionin. Do kemi stërvitjen pas pak, do shoh futbollistët, pastaj do vendosi për formacionin bazë, kemi disa lojtarë që pësuan disa lëndime të lehta në ndeshjet e kaluara”.

“Përballja me Spanjën është e vështirë, e them me shaka nëse do varej nga unë do kërkoja nga FIFA që Spanja të mos luajë në grupe. Është kundërshtarë shumë i fortë. Loja e tyre ka kompontente, që është posedimi i topit dhe presioni i madh”, tha Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat