Marota konfirmon

Futboll

Marota konfirmon

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:30
Marota konfirmon

Administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota ka folur hapur për një rinovim të mundshëm të Lautaro Martinezit me zikaltërit teksa në mikrofonat e “SKY Sport”, drejtuesi i lartë zikaltër tregon se janë në një pikë të afërt rinovimi dhe nuk kanë asnjë problem:

“Kemi reaguar në mënyrë të shpejtë për problemet tona, të cilat bëjnë pjesë në këtë lojë si futbolli.

Kam bashkëpunëtorë të zotë si Ausilio dhe të tjerë.

Ne ishim në gjendje të rikrijonim dhe të rikompozojmë një mjedis që për të tjerët dukej jashtë normales.

Lautaro Martinez? Jemi në një pikë të mirë të çështjes së rinovimit. E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e tjerë. Nga ky këndvështrim duket se nuk kemi asnjë problem.”, përfundoi Marota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat