Deschamps: Për Griezmannin është e kotë të flas

Futboll

Deschamps: Për Griezmannin është e kotë të flas

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:47
Deschamps

Didier Deschamps ishte ai që priti i pari Antoine Griezmannin anës fushës dhe e duartrokiti ashtu si tifozët për paraqitjen dhe dy golat, ndonëse e gjithë skuadra në tërësi i pëlqeu trajnerit të Francës:

“Për Griezmannin është e kotë të flas, pasi janë pak lojtarë punëtorë si ai, që shënojnë dhe bëjnë të shënojnë të tjerët.

Për mua është i paprekshëm, për të tjerat flet vetë Grizman.

Por ajo që më pëlqeu më shumë është se e gjithë skuadra luajti mirë. U zgjuam nga gjumi, rigjetëm ritmin dhe dëshirën për të luajtur e fituar.

Bëmë një ndeshje fantastike me Finlandën dhe tani mund të them se më pëlqen dhe ndihem më i qetë kur shoh renditjen e grupit tonë. I vumë gjërat në rregull”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat