Vdes tifozi gjilanas! 'Skifterat': Lamtumirë Toki

Futboll

Vdes tifozi gjilanas! 'Skifterat': Lamtumirë Toki

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:41
Vdes tifozi gjilanas! 'Skifterat': Lamtumirë Toki

Sot është njoftuar për vdekjen e njërit nga tifozët më të zjarrtë të Sport Club “Gjilanit, Eronit Sermaxhaj.

Vdekja e tij goditi rëndë klubin e Gjilanit, por madje bëri bashkë edhe dy rivalët e përjetshëm “Skifterat” dhe “Intelektualët”.

Tifogrupi i Dritës, “Intelektualët” kanë shkruar në llogarinë e tyre zyrtare një telegram ngushëllimi, ku më poshtë mund ta lexoni të plotë.

“Telegram Ngushellimi. E nderuara familje Sermaxhaj, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e te dashurit tuaj Eronit Sermaxhaj. Ultras never die, rest in peace Eronit (Toki) Sermaxhaj  #Intelektualet1998”

Në anën tjetër, edhe “Skifterat” shprehen ngushëllimet e tyre:

“Telegram ngushëllimi Ikja e hershme në amshim e Tokit, djaloshit ma t’dashun në qytet na pikëllon thellësisht.

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen Sermaxhaj, shoqërinë dhe të gjithë qytetin! Do të kujtojmë gjithmonë me mall, ashtu sikur ti nuk na harrove neve asnjëherë. Lamtumirë Toki”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat