Objektiv kryesor i verdhezinjëve nga Stambolli...

Futboll

Objektiv kryesor i verdhezinjëve nga Stambolli...

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:59
Objektiv kryesor i verdhezinjëve nga Stambolli...

Afati kalimtar i transferimeve në Turqi nuk është mbyllur ende dhe në orët e fundit Fenerbahce do të tentojë goditjen e madhe.

Objektiv kryesor i verdhezinjëve nga Stambolli është mbrojtësi i krahut të majtë të Realit të Madridit, braziliani Marcelo.

Ky i fundit është një ëndërr për drejtuesit e Fenerbahces të cilët do të kërkojnë ta bëjnë realitet duke patur parasysh që Marcelo është mbyllur te Los Blancos edhe nga afrimi i Alabas dhe duke parë që tashmë është 33-vjeç, Reali i Madridit mund ta lejojë të largohet me parametër zero.

Te Fenerbahce Marcelo do të gjente ish-shokun e skuadrës te Reali i Madridit, turko-gjermanin Mesut Ozil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat