Mancini me “dhimbje koke”

Futboll

Mancini me “dhimbje koke”

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:01
Mancini me “dhimbje koke”

Federico Chiesa dhe Stefano Sensi nuk do të jenë në dispozicion të Roberto Mancinit për ndeshjen Itali-Lituani, që do të nisë në orën 20:45, për shkak të problemeve fizike. Të dy lojtarët nuk u përfshinë në listë dhe “braktisën” grumbullimin e “të kaltërve” për t’u kthyer në klubet respektive.

Jashtë listës prej 23 futbollistësh mbeten gjithashtu edhe Nicolò Zaniolo dhe Emerson Palmieri, të cilët do të shkojnë në tribunë. Më herët kishin lënë grupin Verratti, Pellegrini, Immobile dhe Insigne. Këta janë lojtarët në dispozicion të Mancinit për Lituaninë:

Portierë: Donnarumma, Sirigu, Gollini.

Mbrojtës: Acerbi, Bastoni, Biraghi, Bonucci, Kalabria, Chiellini, Di Lorenzo, Florenzi, Toloi.

Mesfushorë: Barella, Bernardeschi, Castrovilli, Cristante, Jorginho, Locatelli, Pessina.

Sulmues: Berardi, Kean, Raspadori, Scamacca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat