Zvicra pa Shaqirin e Xhakën në Belfast!

Futboll

Zvicra pa Shaqirin e Xhakën në Belfast!

Nga: K.Goca Më: 8 shtator 2021 Në ora: 18:36
Zvicra pa Shaqirin e Xhakën në Belfast!

A do të befasojë përsëri trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, me formacionin e tij? shkruan “20 min”.

Trajneri Murat Yakin herë pas here mund të bëjë ndryshime në ekip. 

Të mërkurën në mbrëmje (20.45), Zvicra do të takohet me Irlandën e Veriut në garën kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ndeshja do të luhet në stadiumin ,”Windsor Park” në Belfast.  

“Yakin nuk do ta ketë lehtë, për shkak se tetë lojtarë të Kampionatit Evropian do t’i mungojnë”, shkruan “20 min”. 

Zvicra do të paraqitet pa kapitenin Granit Xhaka dhe yllin Xherdan Shaqiri, ndërsa Andi Zeqiri kundër Italisë u paraqit në pesë minutat e fundit.

Italia kryeson me 11 pikë në Grupin C, duke lënë pas Zvicrën me 7, Bullgarinë 5, Irlandën Veriore 4 dhe Lituaninë me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat