Gazetari spanjoll flet për përshtypjet në Kosovë

Futboll

Gazetari spanjoll flet për përshtypjet në Kosovë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 19:12
Gazetari spanjoll flet për përshtypjet në Kosovë

Gazetari i njohur spanjoll, Miguel Angel Lara, në prag të ndeshjes Kosova-Spanja, ka folur para ndeshjes.

Miguel Angel Lara bashkë më disa gazetarë tjerë spanjoll, për herë të parë prekin tokën e Kosovës.

Në intervistën për RTK-n, ai ka folur për përshtypjet e vizitës së tij në Kosovë. Ai është shprehur i ngazëllyer me mikpritjen që i është bërë atij dhe ekspeditës spanjolle në vendin tonë. Miguel Angel Lara ka folur edhe duelin e sotëm mes ‘Dardanëve’ dhe ‘Furisë së Kuqe.

Është hera e parë për ju dhe shumë gazetarë spanjollë këtu në Kosovë. Cilat janë përshtypjet e tua të para këtu?

Po! Janë përshtypje shumë të mira.

Në të vërtetë gjatë javëve të fundit është folur se mund të ketë probleme rreth hyrjes sonë në Kosovë, shkaku i çështjes së njohjes së Kosovës nga Spanja, si do të jetë në aeroport e gjëra të tilla. Por, asnjë problem nuk kishte dhe  vërtet jam shumë i kënaqur me mikpritjen, bujarinë e njerëzve, simpatinë. Vërtet këtu është një vend i jashtëzakonshëm. 

Do të jetë ndeshja e dytë mes Kosovës dhe Spanjës, pas asaj në Sevilje. A mendon që mund të jetë një ndeshje pak a shumë e ngjashme?

Mendoj se po, pasi me aq sa e kam parë Kosovën është një reprezentacion që nuk luan lojë defanzive, i pëlqen të sulmojë, të luajë përpara dhe mund të jetë një ndeshje e ngjashme me atë në Sevilje, ku Spanja fitoi 3:1, por megjithatë nuk ishte komode gjatë ndeshjes. Këtu me aq tifozë sa do të ketë për ta përkrahur, Kosova mund t’i komplikojë gjërat për Spanjën.

A i keni parë ndeshjet e fundit të Kosovës kundër Gjeorgjisë dhe Greqisë?

I kam parë përmbledhjet, momentet më interesante të ndeshjeve. E kam vërejtur sulmuesin që po kalon formë të shkëlqyeshme, Muriki si i themi ne, apo Muriqi siç  i thoni ju. Sulmuesi, i cili i ka shënuar 4 gola kundër San Marinos dhe nga një në ndeshjet e fundit. Ai vërtet është ndër sulmuesit e nivelit më të lartë.

Po ashtu te Kosova rikthehet portieri Aro Muriqi, që nuk ka luajtur në Sevilje, e për të mendoj se është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Njëmend mendoj që Kosova ka një përfaqësuese me lojtarë shumë të mirë, ndoshta jo yje te mëdhenj evropianë, por padyshim lojtarë shumë të mirë.

Po ashtu ju e keni shkruajtur një artikull për Mërgim Vojvodën, një lojtar që njihet si një luftëtar i madh në fushëe dhe jashtë saj?

Po, e kam shkruajtur. Mendoj se për spanjollët në përgjithësi është e vështirë ta kuptojnë se çfarë ka ndodhur këtu. Janë më shumë se 20 vjet që në fakt s’janë aq shumë vite, që vendi ishte në luftë. Ne në të vërtetë kemi yje të mëdha në reprezentacion, njerëz me nivel të lartë të jetesës dhe të cilët do të përballen pikërisht me kundërshtarë që kanë përjetime nga ato kohë.

Jo vetëm Vojvoda, por edhe Muriqi e Ujkani kanë kaluar tepër vuajtje, përjetime e peripeci të mëdha, të cilat me të vërtetë kanë impakt. Shumë histori ndoshta të cilat populli spanjoll i ka përjetuar në vite të largëta tashmë, si Lufta e dytë Botërore apo në Luftë Civile të Spanjës 1936-1939. Dhe per mua kjo e arritur, të cilën e ka bërë ky ekip i Kosovës këtyre viteve, është një gjë të cilën vërtet e admiroj.

Futbolli ka shumë fuqi dhe a mendon se futbolli mund t’i miqësojë në këtë rast dy vendet tona?

Kjo është një temë vetëm politike dhe asgjë më tepër. Nëse i pyet njerëzit në Spanjë për Kosovën, në rrugë, lagje apo kudo, asnjëri prej tyre nuk flet keq për Kosovën. Është krejt një gjë politike e shkëputur totalisht nga sporti dhe unë me të vërtetë mendoj që është gjë e mirë që Spanja luan këtu me kaq normalitet. Po ashtu është gjë shumë pozitive që Kosova luajti në Sevilje. Gjithashtu ishte një gjë pozitive që një ekip i futbollit nga Kosova ishte ne Barcelonë këtë vit për të  luajtur futsall dhe asgjë nuk ndodhi… mendoj se njerëzit duhet të udhëtojnë lirshëm dhe të jetë një gjë e thjeshtë dhe normale për të gjithë. 

A e dini që këtu kemi mjaft tifozë të futbollit spanjoll, veçanërisht të Real Madridit dhe Barcelonës?

Po e di, me kanë treguar edhe e kam parë edhe vet. Sapo takoj njerëz më pyesin shpejt, a je me Realin apo me Barcelonën? Kjo gjë tregon se këtu njerëzit e duan dhe e percjellin shumë futbollin. Ka televizione këtu që i  transmetojnë Top ligat evropiane  si Premier League, Bundesliga Serie A dhe La Liga dhe po ashtu këtu të gjithë i njohin futbollistët spanjollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat