Ribery: Nuk do të isha këtu nëse do ta luaja futbollin për të fituar para

Futboll

Ribery: Nuk do të isha këtu nëse do ta luaja futbollin për të fituar para

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 19:20
Ribery: Nuk do të isha këtu nëse do ta luaja futbollin për të fituar para

Dikur Ribery fitonte Champions League me Bayernin e Munich dhe garonte për Topin e Artë përballe Leo Messit dhe Cristiano Ronaldo.

Tashmë Franck ndodhet në fundin e karrierës dhe pranoi një transferim tek skuadra më e re e Serisë A, Salernitana. Francezi deklaroi në konferencën për shtyp se futbollin e ka për pasion dhe asnjëherë nuk ka luajtur për para.

“Unë jetoj për futboll. Nëse do ta bëja për para, nuk do të isha në këtë skuadër”- u shpreh Franck Ribery i cili u transferua për 1.5 milionë euro tek Salernitana.

Vitin e kaluar 38 vjeçari u aktivizua tek skuadra e Fiorentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat