Kosova shumë raste, nuk e meritoi humbjen nga Spanja

Futboll

Kosova shumë raste, nuk e meritoi humbjen nga Spanja

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2021 Në ora: 21:13
Alvaro Morata bën presion mbi mbrojtësin e Kosovës Amir Rrahmani. (Foto: AP)

(E plotësuar) – Kosova nuk e meritoi humbjen nga Spanja. Dardanët pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Spanja, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit B të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror.   

Kosova edhe pse humbi tregoi karakter të fortë në fushë, pati tri raste të qind për qindta por pa finalizim. Spanja importon tre pikë me shumë mund nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Spanja është lider me 13 pikë, ndërsa Kosova renditet në pozitën e katërt me 4 pikë. 

Image

Në minutën e 15-të, goditja e parë në drejtim të portës dhe kërcënimi i parë për Spanjën. Elbasan Rashani nga rreth 22 metra godet fortë për fat të keq të tij topi shkoi përskaj shtyllës së djathtë të portierit Simon.

Mbrojtja e Kosovës si e shthurur, nuk reagoi si duhet, një gabim që kushtoi. Pablo Fornals brenda 16-shit, nga rreth 11-12 metra, me goditje të fortë realizon për 0:1 në minutën e 32-të.

Në fund të pjesës së parë, Milot Rashica nga 16-17 metra gjuan në duart e portierit Simon.

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Kosovës treguan lojë të madhe, raste por pa konkretizim. As Muriqi, as Rashani as Bytyqi nuk shënuan nga pozitat ideale. 

Në minutën e 48-të, Milot Rashica ngatërrohet me top, nuk e shfrytëzon rastin e artë për të barazuar rezultatin. 

Rasti më i mirë në ndeshje në minutën e 52-të.  Vedat Muriqi dështon nga një pozitë ideale, vetëm me portierin Simon, por gjuajtja e tij shkon jashtë shtyllës së majtë pingule.  

Elbasan Rashani në minutën e 73-të, me kokë godet por topi për fat të spanjollëve shkoi jashtë portës përkatësisht te shtyllës së majtë.
Nga ana tjetër, në minutën e 78-të, Traore godet me kokë por portieri Arjanet Muriç e dëbon topin në korne, dukë shpëtuar portën e tij.

Në minutë 79-të, Zymer Bytyqi futet në 16-sh, godet fortë por portieri Simon mbyll këndin dhe shpëton gol të sigurtë.    

Në minutën e 89-të, Ferran Torres, me goditje të fortë thellon fitoren e Spanjës, me rezultat 2:0.  

Kosova - Spanja 0:2
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1300.
Gjyqtar: B. Madden.
Shënues: Fornals (32’), Torres (89’).
Kosova: Muriç, Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dresheviq, Bytyqi, Rashica dhe Muriqi.
Spanja: Simon, Llorente (Merino 86’), Martinez, Laporte, Reguillon (Albiol 86’), Soler (Azpilicueta 58’), Busquets, Koke, Fornals (Traore 58’), Morata (Sarabia 72’) dhe Torres. 
 

88' Kosova asnjë zëvendësim. Spanja thellon epërsinë në 0:2, Torres. 

86' Spanja në vështirësi.

84' Jehonë kënga besa besë.

81' Kosova është kërkuese.

79’ Zymer Bytyqi futet në 16-sh, godet fortë por portieri Simon mbyll këndin dhe shpëton gol të sigurtë.    

78' Traore godet me kokë por Muriç dëbon topin në korne.

77' Nuk ka ndryshim rezultati. Kosova po e kërkon golin.

75’ Spanja lufton për të ruajtur rezultatin, Kosova për të barazuar.

Kosova - Spanja 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1300.
Gjyqtar: B. Madden.
Shënues: Fornals (32’).
Kosova: Muriç, Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dresheviq, Bytyqi, Rashica dhe Muriqi.
Spanja: Simon, Llonte, Martinez, Laporte, Refuillon, Soler (Azpilicueta 58’), Busquets, Koke, Fornals (Traore 58’), Morata (Sarabia 72’) dhe Torres. 

73’ Rashani me kokë godet por topi për fat të spanjollëve shkoi jashtë portës përkatësisht te shtylla e majtë

71’ Edhe 19 minuta deri në fund, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

69' Djelmoshat tanë po luftojnë.

67' Spanja po djersitet shumë, po e dnjen presionin e madh nga Dardanët.

64' Lojë e luftuar nga të dy palët, Kosova e do me çdo kusht barazimin.

62’ Spanja nuk e ka pritur një lojë aq të mirë të Kosovës, të paktën deri me tash.

60’ Zëvendësimet e para të Spanja.

Kosova - Spanja 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1300.
Gjyqtar: B. Madden.
Shënues: Fornals (32’).
Kosova: Muriç, Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dresheviq, Bytyqi, Rashica dhe Muriqi.
Spanja: Simon, Llonte, Martinez, Laporte, Refuillon, Soler (Azpilicueta 58’), Busquets, Koke, Fornals (Traore 58’), Morata dhe Torres. 

58' Kosova energjike në pjesën e dytë.

55’ Kosova po tregon lojë të madhe, mungon finalizimi nga sulmuesit. 

52’ Vedat Muriqi dështon nga një pozitë ideale, vetëm me portierin Simon, por gjuajtja e tij shkon jashtë shtyllës së majtë pingule.  

50’ Edhe Spanja e rrezikshme në pjesën e dytë.

48’ Milot Rashica ngatërrohet me top, nuk e shfrytëzon rastin e artë për të barazuar rezultatin. 

46' Fillon pjesa e dytë, nuk ka ndryshime.

Përfundoi pjesa e parë. Kosovë – Spanjë, 0:1.

Në 45 minutat parë Kombëtarja e Kosovës ka treguar paraqitje shumë të mirë hiq golit që pësuan në minutën e 32-të, kur shënoi Fornals.

Duhet theksuar se në minutën e 15-të, Elbasan Rashani, nga distanca gati befasoi spanjollët, por topi shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës së djathtë të poshtme.   

45’ Rashica godet nga 16 metra por drejt në duart e portierit.

Kosova - Spanja 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1300.
Gjyqtar: B. Madden.
Shënues: Fornals (32’).
Kosova: Muriç, Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dresheviq, Bytyqi, Rashica dhe Muriqi.
Spanja: Simon, Llonte, Martinez, Laporte, Refuillon, Soler, Busquets, Koke, Fornals, Morata dhe Torres. 
45' Minuta e fundit e pjesës së parë.

42’ Janë minutat e fundit të pjesës së parë.

39’ Kosova po tregon lojë të mirë por pësoi gol nga një pakujdesi.

Kosova - Spanja 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1300.
Gjyqtar: B. Madden.
Shënues: Fornals (32’).
Kosova: Muriç, Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dresheviq, Bytyqi, Rashica dhe Muriqi.
Spanja: Simon, Llonte, Martinez, Laporte, Refuillon, Soler, Busquets, Koke, Fornals, Morata dhe Torres. 

36' Lojë e mirë nga të dy palët.

34’ Kosova në presion të rezultatit, e cila tani duhet të kërkoj barazimin.

32’ Mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet, një gabim që kushtoi. Pablo Fornals brenda 16-shit, nga rreth 11-12 metra, me goditje të fortë realizon për 0:1.

Spanja në epërsi, 0:1.

31’ Mbrojtja e Kosovës po funksionon për mrekulli, sulmuesit spanjoll në veshtirësi.  Rezultati 0:0.

29’ Portieri Muriç po e kontrollon mirë hapësirën brenda 16-shit.

27' Lojë e madhe e Kosovës, goditja e parë nga këndi.

25’ Spanja në presion të djelmoshave tanë.

23’ Kosova po luan me sukses, djemtë meritojnë notë të lartë deri me tash.

21' Edhe më tej pa gola.

18’ Djemtë tanë luftarakë, po luajnë me zemër të madhe dhe aspak nuk e lodhin kokën që e kanë përballë Spanjën.

15’ Elbasan Rashani nga rreth 22 metra godet fortë për fat të keq të tij topi shkoi përskaj shtyllës së djathtë të Simon.

13’ Djelmoshat po luajnë me siguri në mbrojtje por edhe portieri Arijanet Muriç është në nivelin e detyrës.

11’ Kosova aspak inferiore por e rrezikshme.

9’ Lojtarët e Kosovës po luftojnë për çdo top, duke mbuluar çdo hapësirë. Milot Rashicës i ikë topi nga kontrolli, fat për Spanjën.

7’ Superfuqia botërore kërkon me çdo kusht fitore.

5’ Spanja po e shton presionin në drejtim të portës së Dardanëve. Vedat Muriqi i shkakton telashe mbrojtjes spanjolle.

Image

Kosova - Spanja 0:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1300.
Gjyqtar: B. Madden.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dresheviq, Bytyqi, Rashica dhe Muriqi.
Spanja: Simon, Llonte, Martinez, Laporte, Refuillon, Soler, Busquets, Koke, Fornals, Morata dhe Torres. 
4’ Kosova po luan me shumë kujdes, kërkon që të mbulojë çdo pëllëmbë të fushës.

2' Spanja e ka filluar me vrull, Morata godet por ndalte gjuajtja e tij nga një mbrojtës.

1' Fillon ndeshja Kosovë - Spanjë.

Mungojnë Besar Halimi, Arbër Zeneli, Lirim Kastrati.

Intonohen himnet.

Futbollistët dalin në fushë.

Po afrohen minutat drithërues.

Atmosferë e bukur në stadium.

Gjithçka është gati për sfidën mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Spanjës, në kuadër të xhiros së 6-të të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – Katari 2022.

Spanja është lider me 10 në Grupin B, ndërsa Kosova renditet në pozitën e tretë me 4 pikë. 

Futbollistët Fazliji, Loshaj, Bytyqi startojnë për Kosovën.

Ndeshje që pritet me paduri, padyshim se do të jetë edhe e nxehtë në aspektin sportiv.

Gjithçka është gati për sfidën e sotme në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinën.

Kosova - Spanja 
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1300.
Gjyqtar: B. Madden.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dresheviq, Bytyqi, Rashica dhe Muriqi.
Spanja: Simon, Llonte, Martinez, Laporte, Refuillon, Soler, Busquets, Koke, Fornals, Morata dhe Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat