Shqiptari i Kosovës në një duel në Belfast, e ardhmja e Kombëtares së Zvicrës! 

Futboll

Shqiptari i Kosovës në një duel në Belfast, e ardhmja e Kombëtares së Zvicrës! 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:13
Shqiptari i Kosovës me fanellë të kuqe në një duel në Belfast, e ardhmja e Kombëtares së Zvicrës! 

Sulmuesi Andi Zeqiri është paraqitur si zëvendësues në dy ndeshje për Kombëtaren e Zvicrës, në kuadër të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, mbrëmë u paraqit nga minuta e 77-të për Zvicrën e cila në Belfast u nda baras (0:0) me Irlandën Veriore.

Ai u paraqit edhe 5 minuta (nga minuta e 85-të) kundër (0:0) Italisë, e cila u zhvillua në. stadiumin “St. Jakob – Park” në Basel.

Dy ndeshje zyrtare, gjithsejtë 18 minuta. 

Zeqiri është e ardhmja e Kombëtares së Zvicrës, aktualisht luan për Brightonin e Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat